Sufitë, Tasavvufin e kanë shpjeguar në shumë mënyra, e ndër to edhe si moral i lartë, pastrim i zemrës dhe zbatim i edukatës.
Tasavvuf është nënshtrimi pa kundërshtim urdhrave hyjnorë. Është largimi dhe ruajta e shpirtit nga kënaqësitë iluzore të kësaj bote, është shfrytëzimi dhe vlerësimi i kohës. Tasavvuf është të qenit i mbuluar me moralin që e do Allahu Teala. Të mos i bëjmë dëm askujt, mos të bëjmë askënd të vuaj, të bëjmë mirë dhe të kemi sjellje të mirë ndaj çdokujt Të mos ankohemi ndaj sprovave që vinë nga Allahu Teala, të jemi falës ndaj atyre që na bëjnë keq. Tasavvuf është përpjekje për të arritur shkallën më të lartë të ahlakut njerëzor.
Tema e Tasavvufit është njeriu, qëllimi i Tasavvufit është zbukurimi i njeriut me moralin hyjnor. Si përfundim i këtij qëllimi është ngritja e njeriut në pjekuri dhe përsosmëri. Esenca e Tasavvufit është të bërit vepra (amel) sipas urdhrave të ajeteve dhe haditheve, të jetuarit sipas sunnetit të Pejgamberit s.a.v.s., qëndrimi larg prej bidateve (risive në fe), largimi nga dëshirat e epshit dhe kontrollimi i tij, përmbajtja nga komentimi i urdhrave (hyjnor) të fesë sipas kuptimit vetanak, dhe largimi nga kërkimi i lehtësimeve në zbatimin e këtyre urdhrave.
Shkurt, Tasavvuf quhen të gjitha metodat e edukimit shpirtëror. Burim i Tasavvufit nuk është filozofia e lindjes e as feja e kotë e perendimit, por është Kurani dhe Sunneti.
Tarikat ka kuptimin rrugë dhe metodë (usul). Tarikati nuk është fe e as medh’heb, por është rrugë dhe metodë për të kuptuar dhe për të jetuar fenë. Tarikati është themeluar për edukimin e njeriut. Tarikatet janë quajtur me emra të ndryshëm, varësisht dhikrit dhe metodave që i kanë preferuar të mëdhenjtë e kësaj rruge.