Tasavvuf është nënshtrimi pa kundërshtim urdhrave të Allahut Teala.
Është largimi dhe ruajta e shpirtit nga kënaqësitë kaluese të kësaj bote, duke vlerësuar dhe përfituar nga koha jonë, deri sa jemi të mbuluar me moralin që e do Allahu. Të mos i bëjmë dëm askujt, mos të bëjmë askënd të vuaj, të bëjmë mirë dhe të kemi sjellje të mirë, ndaj secilit. Të mos ankohemi e të jemi falës. Tasavvuf është përpjekje për të arritur shkallën më të lartë të ahlakut njerëzor. Vet sufitë, tasavvufin e kanë shpjeguar në shumë mënyra, e ndër to edhe si moral i lartë, pastrim i zemrës dhe zbatim i edukatës.
Tema e tasavvufit është njeriu, e qëllimi është zbukurimi i njeriut me moralin hyjnor, që si rezultat ka ngritjen e njeriut në pjekuri dhe përsosmëri. Esenca e tasavvufit është veprimi (amel) sipas urdhrave të ajeteve dhe haditheve, jetesa sipas sunnetit të Pejgamberit s.a.v.s.. Shkurt, tasavvuf është edukim shpirtëror, e burim i kësaj edukate është Kurani dhe Sunneti.
Ndërsa Tarikat ka kuptimin rrugë dhe metodë (usul) në këso edukimi shpirtëror, e këto rrugë bartin emrat e të mëdhenjve të asaj rruge, varësisht dhikrit dhe metodave të edukimit që i kanë mësuar ata. Tarikati nuk është fe as medh’heb, por është rrugë dhe metodë për të kuptuar dhe jetuar fenë. Kush nuk është i lidhur për sheriat, veprimi i tij në tarikat është shpifje, gënjeshtër. E Imam Rabbani k.s. ka thënë:
Sheriati me tarikat është një. Çka përputhet me sheriat përputhet edhe me tarikat; e çka është kundër sheriatit, është edhe kundër tarikatit.