Tarikati Nakshibendi është
1. Pendim për gjynahet dhe mospërsëritja e tyre;
2. Përmbajtje sheriatit dhe qëndrueshmëria në të;
3. Përshtatje sunnetit të Resulallahut (s.a.v.s).
Tarikat është rrugë e edukimit të zemrës, rruga për ta kuptuar dhe jetuar sheriatin, prandaj kush nuk është i lidhur për sheriat, veprimi i tij në tarikat është gënjeshtër. Imam Rabbani (k.s) ka thënë: “Sheriati me tarikat është një. Çka përputhet me sheriat përputhet edhe me tarikat; e çka është kundër sheriatit, është edhe kundër tarikatit“ , e tarikatin e gjen në tasavvuf.
Tasavvuf është nënshtrimi urdhrave të Allahut, është mbrojtje e zemrës nga kënaqësitë kaluese të dynjasë, mbuluar me moralin që e do Allahu. Temë e tasavvufit është insani, e qëllim – zbukurimi i tij me ahlak melekut. Tasavvuf është edukata që buron nga Kur’ani dhe sunneti, e tarikati është sirat-i mustekim – Rruga e drejtë, e islam’ijetit; rruga e vetme me të cilën Allah Teala është razi për robin e Vet, është rruga e pejgamberëve (a.s), evlijave, salihve dhe siddikëve, e prijës i kësaj rruge është Resulallahu (s.a.v.s).
Udhëzona në rrugën e drejtë (sirat-i mustekim)!
1-Fatiha: 4
Nakshibendi, në kuptim gjuhësor është bashkim i dy fjalëve perse, Naksh, që do të thotë qëndisje ose gravurë dhe Bend, që nështë emër, me kuptimet: lidhje, prangë, rrip; por është edhe cilësi (sifat) me kuptimet: të lidhet shtrëngueshëm, mirë. Nakshibendi pra do të thotë (qëndisje e shtrëngueshme) e u bë edhe emërtim për ata që vazhdimisht dhe pandërprerë bëjnë dhikr të fshehtë, e me këtë qëndisin dhikrullah në zemra, ashtu që nuk hiqet më.
Pra ju më kujtoni Mua, Unë ju kujtoj juve.
2-Bekare: 152
Shejh Sejid Abdulbaki el-Hysejn ka thënë: Qëndise dhikrin e Allahut brenda në zemër, pastaj zemra vet e bën dhikr Allahun.





