ADABI I TEUBES
Pasi që bëhet teubeja duke përsëritur fjalët së bashku me murshidin:
Ja Rabbi! Pishman jam për të gjitha gjynahet që i kam bërë. Sikur mos t’i kisha bërë! Inshallah nuk do t’i bëj më,
duhet plotësuar tetë kushtet që të bëhet lidhja e të mundësohet ndikimi shpirtëror i murshidit dhe përfundimisht të hyhet në tarikat.
Ky është hapi i parë në edukimin shpirtëror. Këto tetë kushte thirren edhe Tetë shartet. Ato duhet të bëhen pas jacisë, para se të flihet. Në raste të veçanta mund të bëhen edhe ditën.
1. Merret abdesi i namazit (duke menduar pendimin)
2. Merret gusuli (duke menduar pendimin)
3. Falet namazi istihare, dhe ai që i di suret Kafirun dhe Ihlas, i lexon këto në namaz.
4. Bëhet teubeja:
Ja Rabbi! Pishman jam për të gjitha gjynahet që i kam bërë. Sikur mos t’i kisha bërë! Inshallah nuk do t’i bëj më (3 herë)
5. Me sy të mbyllur thuhet estagfirullah, së paku 25 herë, e më së shumti 75 herë. Më e pëlqyeshmja është të thuhet 33 herë.
Adabet vijues vazhdojnë me sy të mbyllur:
6. Lexohet 8 herë surja Fatiha;
7. Bëhet rabita e vdekjes;
8. Bëhet rabita e Murshidit; dhe thuhet estagfirullah, së paku 25 herë, e më së shumti 75 herë. Më e pëlqyeshmja është të thuhet 33 herë; e pastaj i hap sytë.
Këto detyra bëhen vetëm një herë. Pasi që të kryhen, flihet, dhe deri sa të lind dielli nuk hahet, nuk pihet, nuk flitet dhe nuk lejohen marrëdhënjet intime. Ata të cilët janë të martuar mundësisht të flejnë ndaras, apo të mbulohen veç-e-veç nëse janë në një shtrat. Pasi që flihet së paku gjysëm ore, është e lejuar të ngrihet për ibadet të natës, namaz, dhikër etj. Në muajin Ramazan për ata të cilët e kryejnë këtë adab, është e lejuar të hahet syfyri, sepse syfyri shërben për tu kryer një ibadet farz. Gjithashtu është e lejuar edhe në rastet kur agjërohet kaza apo nafile.
Të sëmurët që janë duke përdorur ndonjë terapi edhe gjatë natës mund ta vazhdojnë. Me këtë nuk prishet kushti. Ata që janë të detyruar të flasin për shkak të sëmundjes apo për ndonjë arsye tjetër, mund të flasin aq sa është e domosdoshme. Atyre të cilëve ju paraqet problem serioz mosngrënja apo që për shkak të saj mund të bien në pakujdes (gaflet), atëherë mund të hanë dhe të pinë. Ata që janë të detyruar të punojnë gjatë natës dhe nuk kanë mundësi të kryejnë adabet natën, mund ti kryejnë ato gjatë ditës, vetëm se, pasi që t’i përfundojnë adabet, duhet të pushojnë pak, mundësisht të flejnë gjysëm ore, mirëpo nëse nuk kanë gjumë atëherë vetëm të pushojnë. Kjo mjafton.
Nëse flihet dhe janë ëndërruar ëndrra të rëndësishme dhe të veçanta, duhet t’i tregohet murshidit. Nese nuk ka mundësi që t’i tregohet murshidit atëherë mund t’i tregohet vekilit të tij. Nuk është kusht të shihet ëndërr, dhe muridit nuk i lejohet të veprohet me ëndrrën të cilën e ka parë, mirëpo vetëm me sheriat.
Pasi të bëhet adabi i teubes mund të merret udhëzimi për hatme dhe rabita. Pasi të mësohen përmendësh emrat e Sadati Kiramit mund të merret udhëzimi për vird.
EMRAT E SADAT-I KIRAM-it
1. Shah-i Nakshibend (k.s.)
Shejh Abdylkadir Gejlani (k.s.)
2. Shejh Abdylhalik Gugjdyvani (k.s.)
Imam Rabbani (k.s.)
3. Shejh Mevlana Halid (k.s.)
Sejid Abdullah (k.s.)
4. Shejh Sejid Taha (k.s.)
Sejid Sëbgatullah Arvasi (k.s.)
5. Shejh Abdurrahman Tahi (k.s.)
Shejh Fetullah (k.s.)
6. Shejh Muhammed Dijauddin (k.s.)
Shejh Ahmed Haznevi (k.s.)
7. Shejh Sejid Abdylhakim Husejni (k.s.)
Shejh Sejid Muhammed Rashid Husejni (k.s.)
për shpirtat e tyre, dhe
8. Për shpirtin e hazreti Gavs-i Sani.
Ata që e bëjnë virdin (dhikrin), pas çdo 100 herë që e përmendin emrin e Allahut, thonë me zë të ulët:
“ilahi ente maksudi ve ridake matlubi” (Allahu im, qëllimi im je Ti dhe kënaqësia Jote është kërkesa ime).
Çdo murid i cili me dije ose pa dije bën ndonjë gjynah të madh dhe e konsideron veten se ka dalë nga tarikati, nuk i kryen detyrat e tarikatit ose nuk mundet për ndonjë arsye të shkojë tek murshidi për më tepër se një vit a më shumë, duhet ta përsërisë bejatin dhe t’i kryejë sërish tetë kushtet e adabit.