Shejh Abdylkadir Gejlani
Ishte në ders’hane, në orët e vona të së martës mbrëma, 19 sheval, A.H. 545, kur Shejhu (Allahu qoftë i kënaqur me të) tha:
Ai shtiret i devotshëm (mura’i) e veshë rroba të pastra, por zemra e tij është e ndyrë. Largohet nga gjërat e lejuara, por është dembel për të punuar për jetesë. Vjedhë fenë e vet dhe nuk ka vetpërmbajtje. Konsumon gjëra qartë të ndaluara (haram). Loja e tij mund të jetë e fshehur nga njerëzit e zakonshëm (avam), por për elitën (havas) nuk është. Asketizmi i tij (zuhd) dhe adhurimi i nënshtruar (ta’a) janë tërësisht sipërfaqësore. Fasada e tij e jashtme është e zbukuruar e plot shkëlqim, por brenda është një gërmadhë.
Mjerë për ty! Shërbimi i nënshtruar ndaj Allahut Teala bëhet me zemër (kalb), jo me dheun e jashtëm (kalab). Kjo është të lidhur me zemrat, qeniet e brendësisë më të thellë dhe cilësitë shpirtërore (ma’ani). Zhvishe veten lakuriq nga çdogjë që ke veshur tani, që të mund të marrë për ty nga Zoti i së Vërtetës, I Gjithfuqishëm dhe i Lavdëruar është Ai, një veshje që kurrë nuk do të vjetërohet. Zhvishu që Ai të të veshë. Zhvish rrobat e mospërfilljes sate ndaj të drejtave (hukuk) të Allahut Teala. Zhvish rrobat e lidhjes sate me krijesat dhe idolizimet e tyre (shirk). Zhvish rrobat e epshit, kotësisë, mashtrimit dhe dyfytyrësisë, të dëshirës tënde që të jesh i pranuar nga njerëzit, që ata të të qasen dhe të të japin dhurata. Zhvishe veshjen e kësaj bote dhe vish ate të botës së përtejme. Heq dorë nga pushteti yt, fuqia jote dhe vet ekzistenca jote (vuxhud), dhe shtrij veten para Zotit të së Vërtetës, I Gjithfuqishëm dhe i Lavdëruar është Ai, pa pushtet, pa fuqi, pa çfarëdo lidhje me gjërat materiale (sabab) dhe pa adhurim idolizues të asgjëje të krijuar. Pastaj, nëse bën këtë, do të shohësh të mirat e Tij përreth teje. Mëshira e Tij do të të bashkohet dhe bereqeti i Tij do të të mbulojnë dhe do të mbështjellin në përqafimin e tyre. Gjej prehje tek Ai. Përkushtoja veten tërësisht, lakuriq, pa ty dhe pa askënd tjetër pos Tij. Lëviz drejt Tij i veçuar, ndarë nga çdo kush pos Tij. Lëviz drejt Tij i vetëm, derisa Ai të të bashkohet dhe të të lidhë me forcat tuaja të brendshme e të jashtme (kuve zahirike ve batinike). Edhe nëse Ai do të mbyllte tërë universin (el-akvan) kundër teje dhe të të detyrojë të bartësh tërë barën e tij, kjo nuk do të dëmtonte; aspak, sepse Ai do të të mbronte kudo e gjatë gjithë kohës.
Kush shuan krijesat me realizimin e Njëshmërisë (teuhid), ai shuan këtë botë me virtytin e tij të heqjes dorë (zuhd), dhe shuan çdo gjë tjetër përveç Zotit të tij, I Gjithfuqishëm dhe i Lavdëruar është Ai. Me virtytin e mallit të tij, ai njeri është tërësisht i përgatitur për mirësi (salah) dhe sukses (nexhah), dhe ai do të kënaqet në bekimet e kësaj dhe botës së përtejme. Duhet të përjetosh vdekjen e veteve tuaja të ulëta, pasioneve dhe djajve, para se të vdesësh. Përjeto vdekjen e veçantë (el-meut el-has) para vdekjes së zakonshme (el-meut el-‘am).
O populli im! Mu përgjigjni, sepse unë jam lajmëtar i Allahut Teala, ju thërras tek dera e Tij dhe shërbimi i nënshtruar nda Tij. Nuk ju thërras tek vetja ime. Dyftyrëshi nuk i thërret njerëzit tek Allahu ; ai është reklamues i vetes. Ai kërkon favore dhe pranim, duke kërkuar përfitime të kësaj bote.
O injorant, ti ndalon së dëgjuari fjalë si këto, dhe ulesh në qelinë tënde, i shoqëruar vetëm me veten tënde dhe pasionet tuaja! Çka të duhet së pari është shoqërimi me Shejhlerët (shujuh), dhe vrasja e vetes së ulët, instikteve natyrore dhe çdogjë tjetër përveç Mësuesit, I Gjithfuqishëm dhe i Lavdëruar është Ai. Duhet të rrish pranë derës së shtëpive të të Shejhlerëve, e pas kësaj mund të shkosh vetëm, dhe të ulesh në qelinë tënde me Allahun Teala. Kur kjo të jetë përmbushur tërësisht nga ti, do të bëhesh ilaç për njerëzit, udhërrëfyes i udhëhequr drejtë (hadi mehdi) me lejen e Zotit të së Vërtetës, I Gjithfuqishëm dhe i Lavdëruar është Ai.
Ashtu si je tash, gjuha jote është e devotshme (vari’), por zemra jote është e pamoralshme (faxhir). Gjuha jote lavdëron Allahun Teala, përderisa zemra jote i reziston Atij. Qenia jote e jashtme është mysliman, por e brendshmja e jote është pabesimtar (kafir). E jashtma e jote është monoteist (muvahid), por e brendshmja e jote është politeist (mushrik).
Asketizmi yt (zuhd) është pjesë e fasadës tënde. Feja jote (din) është pjesë e fasadës tënde. Në brendësi, ti je një rrëmujë. Është sikur gëlqerosja e nevojtores, apo dryri në koshin e plehrave. Përderisa kjo është gjendja jote, Shejtani ka ngrehur kamp në zemrën tënde dhe e ka bërë vend për jetesë të tij.
Besimtari fillon me zhvillimin e qenies së tij të brendshme, e tek më pas merret me qenien e tij të jashtme. Kush ndërton shtëpi do të shpenzojë para të shumta në enterier, përderisa hyrja është plot mbeturina ndërtimi; ai e le rregullimin e hyrjes tek pas përfundimit të ndërtesës kryesore. Kështu njeriu duhet të fillojë me Allahun Teala dhe të fitojë kënaqësinë e Tij (rida), dhe atëherë t’i kushtojë vëmendje krijesave, me lejen e Tij. Niveli i parë është të marr (tahsil) të përtejmen dhe vetëm atëherë të fitojë pjesën e ndarë për te (aksam) në këtë botë.