Hatme

HATMA HAXHEGAN

                    Hatma haxhegan e cila bëhet në hallkë (rreth) është një prej dhikrave të lavdueshëm. Dhikri në xhemat është i lavdueshëm mirëpo nuk është i cekur se çka duhet të thuhet apo të lexohet. Për këtë arsye, cilido dhikër që bëhet në këtë mënyrë (d.m.th në hallkë) është i mirë dhe do të arrihet ajo që është përmendur në hadithe ku lavdërohet dhikri në xhemat. Dhikri dhe duat të cilat thuhen në hatme janë marr prej sunnetit.

                  Mënyrën e sotme të hatmes e ka rregulluar Hz. Abdulhalik Gugjdevani k.s., dhe thirret “Hatme Haxhegan”. Haxhegan do të thot: mësues i madh, hoxhallarë të mëdhenjë, të parët e të mëdhenjëve. “Hatma Haxhegan” është hatme të cilën evlijat e mëdhenjë e kanë formuar, e kanë rregulluar dhe të tjerëve ju kanë mësuar. Një prej shkaqeve për emërimin “Hatme”, është se të mëdhenjët e kësaj rruge kur janë mbledhur me muridët e vet apo në ndejë të thjeshta, mbledhitë i kanë përfunduar me këtë dhikër. Për shkak se kjo praktikë ka qenë specifike vetëm për ta ky dhikër është quajt “Hatme Haxhegan”.

                   Arsyeja e dytë pse ky zdhkër thirret hatme është fakti se sevapet për lexim të sureve Fatiha dhe Ihlas në këtë dhikër, i përgjigjet shpërbilimit sikur të bëhet hatme i tërë Kurani. Resulallahu s.a.v.s., po na sjell lajmin e gëzueshëm se kush e lexon tre herë suren Ihlas ka sevape sikur të ketë bërë hatme Kuranin. Në Hatmet e mëdha të Haxheganit surja Ihlas lexohet 1000 herë që do të thotë, i njejti shpërblim sikur të bëhet hatme Kurani 333 herë. Prandaj të mëdhenjtë e kësaj rruge i kanë dhënë rëndësi të madhe këtij dhikri dhe e kanë praktikuar gjatë gjithë jetës, duke mos e lënë asnjëherë përveq në raste të sëmundjeve serioze apo të udhëtimeve të rënda. Hatmja bëhet në atë mënyrë si e kanë zgjedhur dhe e kanë praktikuar të parët e nakshibendijëve dhe bëhet në dy mënyra: Hatma e Madhe dhe Hatma e Vogël.

Hatma e Madhe dhe Hatmja e Vogël

                  Hatmja e Madhe bëhet në xhemat me së paku 11 veta duke përfshirë edhe imamin, dhe ku të gjithë duhet të dijna surën “Elemneshrahleke”. Nëse të gjithë nuk e dijnë surën “Elemneshrahleke” apo janë më pak se 11 veta atëherë bëhet Hatmja e vogël. Në Hatmen e Madhe lexohen suret Fatiha, Elemneshrahleke, 1000 herë sureja Ihlas dhe salavatet. Në Hatmen e Vogël lexohen surja Fatiha, 100 herë salavatet dhe “Ja Baki, Entel Baki”. Salavatet thuhen “Allahumme sali ala Sejjidina Muhammedin ve ala ali Sejjidina Muhammed”. Në fund të hatmes bëhet dua, ndërsa në rastet kur hatmja bëhet pas namazit të ikindisë atëherë lexohet sureja Nebe, ndërsa pas namazit të jacisë sureja Mulk. Ata të cilët nuk i dijnë këto sure, lexojnë suret Elemneshrahleke apo Nasr. Hatmja bëhet çdo ditë pas namazit të ikindisë apo të jacisë. Ai i cili merr pjesë në hatmen e ikindisë nuk mund të merr pjesë në hatmen e jacisë, që do të thotë se brenda një dite vetëm në një hatme mund të mirret pjesë.