Tefekkur

TEFEKKUR, TË SHIKUARIT NË JETË ME SYRIN E ZEMRËS

 

  •      Tefekkur ka kuptimin: mendim, tentim për të kuptuar, meditim.
  •      Tefekkur është të kuptuarit e të gjitha çështjeve më gjerësisht, më thellësisht, dhe në mënyrë më sistematike.
  •      Tefekkur është tentimi për të kuptuar hakkikatin e krijesave, gjithësisë dhe dukurive.
  •      Tefekkur është tentimi për të lexuar dhe kuptuar texhelitë e Allahut Teala.
  •      Tefekkur nuk është të imagjinohet diçka që nuk ekziston, por është vështrimi i kuptimit (mana) në krijesa.
  •      Tefekkur është të shikohen krijesat me syrin e zemrës dhe marrja e mësimeve duke lexuar shkrimet hyjnore që janë shkruar për to.
  •      Tefekkur është të menduarit dhe prodhimi i mendimit. Është një veçori vetëm e njeriut në mesin e krijesave. Është cilësi që e ndanë njeriun nga krijesat tjera.
  •      Tefekkur e drejton njeriun në besim Allahut dhe në nënshtrim urdhrave të tij.

 

 LLOJET E TEFEKKURIT

     Ekzistojnë disa lloje të tefekkurit. Evlia i madh Muhammed b. Hamid et-Tirmidhi, duke biseduar rreth tefekkurit, thotë që tefekkuri është pesë llojesh:

  1. Mendimi për madhështinë e Allahut, duke shikuar krijesat e tij. Prej kësaj përfitohet marifeti-njohja.
  2. Mendimi për nimetet dhe mirësitë e Allahut Teala. Prej kësaj përfitohet muhabbeti-dashuria.
  3. Mendimi për nimetet dhe shpërblimet e premtuara nga Allahu Teala. Prej kësaj përfitohet dëshira për ibadet.
  4. Mendimi për dënimin e Allahut Teala. Prej kësaj përfitohet largimi nga kryengritja ndaj Allahut.
  5. Mendimi për të mirat e Allahut Teala dhe të këqijat e nefsit. Duke përkujtuar gjynahet e kaluara, përfitohet turpërimi karshi Allahut.

       Kurse, nga evliatë e mëdhenj, Ebu Ali Ruzbari k.s., jep katër lloje:

  1. Mendimi për artin e bukur dhe vlerat në krijesat e Allahut Teala bëhet shkak për të besuar dhe për ta dashur Allahun.
  2. Mendimi për premtimet për sevapet e Allahut Teala bëhet shkak për të bërë ibadet.
  3. Mendimi për lajmin e dënimeve të Allahut Teala bëhet shkak për frikë nga Allahu dhe mos-bërje keq askujt.
  4. Mendimi për të mirat e Allahut Teala duke mendu gjynahet e bëra bëhet shkak për turpërim ndaj Allahut.

 RËNDËSIA E TEFEKKURIT

     Tefekkuri është themeli i lumturisë në këtë botë dhe ahiret. Pa tefekkur, njeriu nuk ka mundësi të ndërtojë jetën dhe ahiretin, dhe të arrijë lumturinë në të dy botët. Njeriu, vetëm me saje të tefekkurit  mund të ndajë të mirën nga e keqja dhe bukurinë nga shëmtia, duke u larguar nga rruga e gabuar – mund të shkojë rrugës së drejtë.

     Qëllimi i tefekkurit në islam është njohja e Allahut Teala. Subjekt i tefekkurit është çdo gjë që Allahu Teala krijoi. Në krijesa është arti dhe bukuria hyjnor. Gjithësia dhe çdo gjë në gjithësi janë krijesat e Allahut Teala. Në gjithësi, në çdo thërrmijë  për neve ekziston habitje, dhe kjo na drejton të shikojmë hikmetin (urtësi), fuqinë dhe madhështinë e Allahut Teala. Duke shikuar gjërat në gjithësi, njeriu beson në ekzistencën e tij dhe i forcohet imani.

     Njeriu duhet ta fillojë tefekkurin nga vetja. Pastaj duhet të mendojë se si të përdor të gjitha pjesët e trupit për të përfituar rizanë (kënaqësinë) e Allahut Teala.

     Njeriu, sikur të mendojë vetëm për krijimin e vetes, kjo përbën një dëshmi të mjaftueshme për ekzistencën dhe njëshmërinë e Allahut Teala.

     Këtë rrugë e tregon Allahu në Kur’an-i Kerim:
    “Po edhe në veten e juaj. A nuk jeni kah e shihni?”  (51 Edh-Dharijat 21)

pastaj
    “Po prej çfarë e krijoi Allahu atë?
     Atë e krijoi prej një pike uji dhe e përgatiti.” (80 Abese 18-19)

     Pra kështu, nga një pikë uji njeriu del në shesh. çka është kjo pikëz e ujit që njeriu prej saj del në shesh? Po të qëndrojë jashtë një kohë – prishet, por nëse në barkun e nënës bashkohet me një ujë (lëng) tjetër, dendësohet dhe vjen në gjendje mishi e ashti. Duke marrë formën nga një pikë uji, pasi t’i përcaktohet koha e jetës së tij, pas nëntë muajsh, njeriu i hap sytë e kësaj bote dhe çdo ditë rritet, zhvillohet,lëvizë, fol dhe mendon. Ai merr dituri nga prindërit dhe rrethina. Sytë i regjistrojnë çdo gjë që sheh – si një kamerë. Veshtë incizojnë çdo gjë që dëgjon. Pastaj, çdo gjë që ka pare e që është regjistruar në tru, mundohet të zbatojë kur mbërrin periudha e rinisë.

     Periudha e rinisë është periudha e shfrenimit dhe hutimit. Në këtë periudhë ka edhe rënie edhe ngritje. Pa dyshim se koha i merr ditët nga njeriu. Në fund, flokët e zeza zbardhen, lëvizshmëri dhe guximi braktisen me dembelose, mpirje, inferioritet dhe lodhje. Tashmë njeriu i afrohet varrit që është një vend-kalim për në ahiret… Në këtë periudhë, dheu me një forcë të madhe e tërheq njeriun kah vetja.

     Dikur i gëzuar, i zhurmshëm dhe duke iu dukur gjithçka e mirë – tashmë i ka ardhur koha, ka marr hisen në këtë botë. Duke dhënë lamtumirën të afërmëve dhe asaj çfarë ka parë, kalon në botën e përhershme.

     Në të njëjtën kohë, njeriu është krijesë e tillë që duhet ta njohë Krijuesin e vet. Sepse Allahu, duke krijuar atë nga asgjëja, i drejtohet:
   “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” (51 Edh-Dharijat 56)

     Qëllimi i krijimit është njohja e Krijuesit dhe robërimi Atij. Kjo është detyra që duhet të përkujtohet. Hikmeti i krijimit i xhindeve dhe njerëzve është të njihet Allahu dhe t’i bëhet Atij ibadet dhe robëri. Të harxhohet jeta me gjëra tjera pos kësaj, garanton vuajtjen.

     Allahut nuk mund t’i bëhet ibadet si duhet, pa u njohur Ai. Për këtë arsye, për njeriun, për krijimin e tij nga Allahu, ibadeti është një shykyr dhe borxh i robërisë. E kush largohet nga pagimi i këtij borxhi?

     Ka shumë mosmirënjohës dhe njerëz gafil karshi Allahut! Allahu Teala na njofton për ta:
     “Ne kemi paracaktuar për Xhehenemin shumë xhind dhe njerëz, sepse ata kanë zemra – por nuk kuptojnë, kanë sy – por nuk shohin dhe kanë veshë – por nuk dëgjojnë. Ata janë si bagëtitë, madje edhe më keq. Pikërisht këta janë të shkujdesurit.” (7 A’raf 179]

     Për ata që nuk mendojnë dhe nuk marrin mësim, Allahu Teala kështu na njofton:
     “Eh, sa shumë shenja ka në qiej dhe në Tokë, pranë të cilave ata kalojnë pa ua vënë veshin!”
      “Shumica e tyre nuk besojnë në Allahun, pa i shoqëruar Atij njëkohësisht (idhuj të rremë) në adhurim.”   (12 Jusuf 105, 106)

     Po të shihnin dhe të mendonin, ata do të besonin në Allahun dhe njëshmërinë e Tij.

 

 VLERAT E LARTA E TEFEKKURIT

     Në disa ajete Kur’anore është urdhëruar që të mendohet përfundimi, dhe të merret mësim duke vrojtuar.

     Për këtë arsye, edhe pak meditim është më i vlefshëm se disa ibadete që bëhen me pavëmendje. Të mendohet mbi gjërat dhe krijesat dhe të merret mësim është inkurajuar në librin e Allahut Teala, dhe ata që mësojnë janë lavdëruar:
     “Për ata që Allahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë:) Rabbi ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit.”(3 Ali Imran 191)

     Rreth lajmit: “Një orë meditim është më i hairit se gjashtëdhjetë vjet ibadet”,
disa dijetarë kështu kanë thënë:
     “Ky meditim largon nga të këqijat dhe drejton kah mirësitë, largon nga dëshira dhe ambiciet e mëdha për këtë botë dhe drejton në mjaftueshmëri dhe kënaqësi.”

     Prej As’habëve, Ebu Derda r.a. ka thënë:
     “Një orë tefekkur është më e hairit se sa tërë natën të bëhen ibadete nafile.”(1)

     Hasan-i Basriu r.a.ka thënë:
     “Tefekkuri drejton në mbarësi dhe në vepra të mira. Drejton në pendim për të këqijat e bëra, dhe që ato të mos përsëriten.”(2)

     Amir Ibn Abdylkajsi transmeton se Hasan-i Basriu ka dëgjuar as’habët duke thënë:
     “Nuri i imanit është tefekkur.”(3)

     Sufjan b. Ujejne r.a. kështu thotë:
     “Tefekkuri është çelësi i dyerve të rahmetit. A nuk e sheh, ai që mendon – bën teube.”(5)

     Fudajl b. Ijadh ka thënë:
    “Tefekkuri është pasqyra jote, t’i tregon të mirat dhe të këqijat tua.”(6)

     Edhe Omer b. Abdylaziz’i r.a. thoshte:
    “Të mendosh për mirësitë e Allahut Teala është prej ibadeteve më të vlefshme.” (7)

     Bishr el-Hafi’u ka thënë:
    “Po të mendonin njerëzit rreth madhështisë së Allahut Teala, nuk do të ishin në kryengritje (kundër Tij).”(8)

     Vehb b. Mynebbih’u r.a thotë:
     “Ai që mendon shumë, patjetër bëhet i ditur. Ai që është i ditur, patjetër bën ibadet.”(9)

     Dhunnun-i Misri’u k.s thotë:
     “Çelësi i ibadetit është tefekkuri. Ndërsa, për të qenë i drejtë në ibadet, duhet braktisur dëshirat dhe kërkesat e nefsit (vetit).”(10)

     I thanë Ibrahim b. Ed’hemin k.s.:
     – Sa shumë që mendoni!; e ai u përgjigj:
     – Mendimi është mirësia e mendjes.(11)

     Sipas tregimit të Tavus’it, Havaritët (12) e pyetën Isanë a.s.:
     – O i Dërguari i Allahut, a ekziston dikush si ti, në këtë kohë e në këtë botë?; e Isa a.s. u përgjigj:
     – Po. Fjala e tij është dhikër, heshtja e tij është mendim, shikimi i tij merr mësim. I tilli, sikur unë, i është drejtuar Allahut.”(13)

 

 TË MERRET MËSIM NGA GJITHÇKA

     Meditimi është cilësi e lartë e njeriut. Për këtë arsye është thënë “i gjalli që mediton.”

     Tefekkuri/meditimi është marrja e mësimeve prej ndodhive, është drita e nxjerrjes të shumë përfundimeve, është çelësi i përvojës, është fidani i pemës, është si bebëza e syrit të zemrës.

     Miqtë e Hakkut arrijnë në përjetësi në saje të meditimit, mundohen ta kuptojnë esencën e gjërave. Flamuri i meditimit valëzon në majat ku njohuria dhe përvoja nuk arrijnë. Me meditim, njeriu arrin pafundësinë dhe del mbi kohën. Në saje të meditimit përfitohet dituri, marifet dhe zgjuarsi.

     Me meditim merret mësim, është ndriçimi i zemrës, ushqimi i shpirtit, shpirti i diturisë, dhe në jetën e Islamit – gjaku dhe drita. Pa meditim, zemra errësohet dhe hyn në tronditje shpirtërore; jeta dhe Islami janë të zbehtë. Për këtë arsye meditimi është çelësi i ndriçimit, dhe nuk ka dyshim se është fillimi i basiretit (syri i zemrës).(14)

     Allahu Teala urdhëron meditimin në disa ajete; e, Aisha radiallahu anha tregon:
     “Pejgamberi s.a.v.s. falte namaz dhe qante. Pas namazit, e pyeta Pejgamberin s.a.v.s:
     – Pse po qanë? Dihet se Allahu Teala të ka falur gjynahet e kaluara, dhe të ardhshme!; e Resulallahu s.a.v.s., tha:
    – Si mos të qaj përderisa më ka zbritur ky ajet”:
     “Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka shenja për mendimtarët.” (3 Al Imran 190) dhe vazhdoi, duke thënë:
     – Sa keq për atë i cili e lexon këtë ajet e nuk mediton”.(15)

     Syfjan b. Ujejne r.a. kështu thotë:
     “Kur bëhet posedues i mendimit, njeriu merr mësim prej çdo gjëje.”(16)

     Ebu Sylejman ed-Darani k.s. ka thënë:
     “Me mësim shtohet dituria, me meditim shtohet frikësimi prej Allahut.”

 

 MEDITIMI QË DËSHIROHET NGA NE

      Prej neve dëshirohet që, duke medituar gjithësinë, krijesat dhe këtë jetë, të kuptojmë mençurinë dhe madhështinë hyjnore; duke u zgjuar nga pavëmendja – të lëvizim në vepra të mira.

     Detyra kryesore e zemrës është që të zgjohet me meditim, dhe të veprojë në rrugën e drejtë.

     Tefekkuri/meditimi është veçori e njeriut. Në saje të meditimit, njeriu veçohet nga krijesat tjera dhe është sipëror ndaj tyre. Çdo njeri mendon. Fusha e mendimit është e pafund. Por, jo çdo mënyrë e meditimit e zgjon zemrën dhe e drejton atë në rrugë të drejtë. Mendimi i mirë e drejton zemrën në rrugë te drejtë dhe përshtatje urdhrave, dhe për këtë përshtatje shpërblehet. Por, mendimet e këqija e fusin njeriun në punë të këqija. Për këtë arsye nuk është xhaiz (e lejuar), dhe është gjynah që të mendohet e keqja.

     Për këtë, besimtari duhet ta dijë se ku po e lidh zemrën, duhet të dijë se çka po mediton. Meditimi bëhet rreth vetes, rreth gjërave dhe rreth Allahut Teala.

     Meditimi rreth vetes është, duke kuptuar punët dhe cilësitë e këqija, pastrojmë veten nga to.

     Meditimi rreth gjërave të tjera – në qoftë se ato gjëra janë diçka e ndaluar me sheriat, ky meditim bëhet shkak që njeriu të mos bëj vepra të këqija dhe të hyjë në gjynah. Sepse kjo e qon njeriun në shkatërrim. Por, në qoftë se janë gjëra që sheriati i ka urdhëruar dhe rekomanduar, atëherë meditimi bëhet shkak për vepra të mira dhe shpëtim.

     Meditimi rreth Allahut Teala bëhet mbi dhatin e Tij, cilësitë, ose veprat a krijesat e Tij. Makami (grada) më e lartë e meditimit është ai që bëhet mbi  dhatin/qenien dhe cilësitë e Tij. Vetëm se, për shkak që njeriu nuk mundet të qëndrojë në këtë gradë, as mendja nuk mundet ta arrijë. Meqenëse kjo temë është e ndjeshme dhe me rrezik, atëherë duhet të kemi shumë kujdes. Zotëria ynë, Resulallahu s.a.v.s., na ka ndaluar të mendojmë qenien e Allahut Teala. Se çka mund të mendojmë na ka përcaktuar në këtë mënyrë:

     “Qenien e Allahut Teala mos e mendoni, mirëpo mendoni nimetet e Tij dhe krijesat që Ai i ka krijuar, për shkak se ju nuk keni fuqi ta mendoni qenien e Allahut Teala, shkatërroheni.” (17)

 

(1) Bejhaki, Shuaby’l-Iman, No: 118; Ebu Nuajm,Hiljety’l-Evlija, 1/209; Ahmed b. Hanbel, Kitaby’z-Zyhd, f. 139.
(2) 
Abdylmexhid Hani, el-Hadaiku’l-Verdijje f. 75.
(3) Ahmed b. Hanbel, Kitabu’z-Zuhd, f.272; Gazali,  Ihjau Ulumi’d-Din, 4/2804; Ibn Kesir, Tefsiru’l-Kur’ani’l-Azim, 4/1507.
(4) Syjyti, ed-Dymy’l-Mensur, 2/409; Ibn Kesir, Tefsiru’l-Kur’ani’l-Azim, 4-1508.
(5) Ebu Nuajm, Hiljetu’l-Evlija, 7/306.
(6) Gazali, Ihjau Ulumi’d-Din, 4/2804.
(7) Gazali, Ihjau Ulumi’d-Din, 4/2805.
(8) Ibn Kesir, Tefsiru’l-Kur’ani’l-Azim, 4/1508; Gazali, Ihjau Ulumi’d-Din, 4/2805.
(9) Ibn Kesir, Tefsiru’l-Kur’ani’l-Azim, 4/1507; Gazali, Ihjau Ulumi’d-Din, 4/2805.
(10) Ebu Nuajm, Hiljetu’l-Evlija, 9/395; Kushejri, Risale, f.151; Bursevi, Ruhu’l-Bejan, 2/62; Sylemi,Tabakau’s-Sufijje f.25.
(11) Gazali, Ihjau Ulumi’d-Din, 4/2804.
(12) Ndihmësit dhe shokët (as’habët) e Isasë a.s.. Janë 12 persona.
(13) Gazali, Ihjau Ulumi’d-Din, 4/2804; Kimja’i Saadet f.720.
(14) Basiret: hetimi dhe kuptimi i hakkikatit me zemër; të dihet me zemër hakkikati i një sendi; fuqia e shenjtë (fuqia e Evliasë); parashikim.
(15) Ibn Hibban, Es-Sahih, nr. 620; Sujuti, ed-Durru`l-Mensur, 2/409.
(16) Gazali, Ihjau Ulumi’d-Din, 4/2804
(17) Ebu Nuajm VI,67; Tebarani, el-Vasit No;631; Hejsemi, Mexhmua’z-Zevad I, 81;  Ebu’sh-Shejh, Kitabu’l-Azamet; No; 4-5.